Blerja e një Jahte
Blerja e një jahte është një përgjegjësi e madhe, si dhe një proces kompleks për secilin që e bën për herë të parë. Mbi të gjitha, duhet të reflektohet mbi kriteret e shumta në të njëjtën kohë. Për disa individë që marrin vendime është çështje për pak ditë, ndërsa të tjerë kanë nevojë për muaj të tërë për të finalizuar zgjedhjet e tyre. Blerja nuk varet thjesht nga financat. Duhet të merret parasysh gjithashtu cilësia dhe gjendja e një mjeti ujor, koha e prodhimit ose e riparimit dhe pasojat shtesë të paparashikueshme që mund të paraqiten.
Anije të reja të përdorura
Jahtet private klasifikohen si më poshtë:
- Të Përshtatura
- Të Prodhuara
- Gjysmë të personalizuara
- Të përdorura
Gjatë marrjes së një vendimi, blerësi duhet të ketë parasysh çmimin e një jahte, si dhe kërkesat e mirëmbajtjes. Jahtet e reja të personalizuara janë mjaft të shtrenjta. Megjithatë, ato janë për klientë specifik që adhurojnë artin e ndërtimit të jahteve .
Pro dhe kundër dyqaneve për pjesë
Blerjet në internet të jahteve nga dyqanet e tilla ulën ndjeshëm çmimin blerjes. Megjithatë, një pengesë që vërehet pas shitjes është oksidimi i anijes. Me kalimin e kohës, jahtet janë të ekspozuara ndaj ujit, të cilat mund të çojnë në oksidim metalik ose në ndryshkje. Përveç kësaj, edhe lagështia mund të paraqitet. Prandaj, duhet të kontrolloni gjithmonë një anije për defekte vizuele, sepse kushtet që rezultojnë nga ndryshku dhe lagështia e shkurtojnë jetën e një mjeti ujor. Megjithatë, shumë pronarë shpesh mbikëqyrin dhe mirëmbajn mirë jahtet e tyre. Një pronar i ndërgjegjshëm mund të ofrojë këshilla të drejtimit dhe mirëmbajtjes të personalizuara për atë mjet.
Udhëtimi i motorizuar kundrejtë lundrimit
Jahti me vela është bërë sinonim me romancën. Megjithatë, popullariteti i atij imazhi ka rënë pak gjatë viteve. Mirëpo menaxhimi i lundrimit të një jahti, ende është një fakt i vështirë se si duhet të drejtosh një mjet të tillë motorik pa patur aftësi dhe njohuri specifike paraprakisht. Për këtë arsye, një jaht i drejtuar nga motori është më i përshtatshëm për lundrim dhe më i shpejtë në ujë të hapur. Një pengesë është që shpenzimet e mirëmbajtjes dhe operimit janë më të larta.
Përcaktimi i Përdorimit
Jahtet janë të ndara në 4 kategori, të cilat ndahen nga zona dhe hapësira e ujit ku veprojnë:
- Oqeanet
- Deti
- Ujërat e bregdetit
- Ujërat e brendshme
Duke qenë një shitës jahtesh me përvojë , ne rekomandojmë që marinarët fillestar të vendosin se cilat hapësira kanë në plan të lundrojnë. Lloji i udhëtimit që do bëjnë ka shumë rëndësi , qofshin udhëtime të shkurtëra, të gjata të jashtme ose lundrime të gjata. Disa duan të blejnë një jaht të ndërtuar rishtaz, në mënyrë që ata të mund të jetojnë në bordin e jahtit. Ata që marrin një vendim të tillë duhet të marrin në konsideratë përmasat e mjetit, kapacitetin dhe komoditetin.
Jahti mikro klasor, me gjatësi jo më shumë se 6 m janë të shkëlqyera për udhëtime grupore me kohëzgjatje të shkurtër. Këto mjete të vogla janë të përshtatshme për shkak të transportueshmërisë së tyre. Një jaht me gjatësi 10 m është më i përshtatshëm për kompanitë më të mëdha.
Dobitë nga blerja e jahtit
Një jaht i mirë kushton një shumë të majme parashë . Megjithatë, blerja e një jahti të shtrenjtë mund të ofrojë përfitimet e mëposhtme:
- Investim i mirë. Investimi dhe ruajtja e patundshmërivenë pjesën më të madhe është jofitimprurës. Përkundrazi, investimi i mençur siguron një mbrojtje kundër inflacionit. Vlera e jetës së mjeteve ujore ka tendencë të jetë më e gjatë sesa automjetet automobilistike. Prandaj, investimet e jahteve mund të ofrojnë shumë rehati.
- Mundësitë për pushime. Përveç kësaj, mbajtja e një jahti sjell më shumë mundësi rekreative. Që nënkupton se je i lirë të shkosh në det në çdo kohë.
- Jeta e shëndetshme. Duke lundruar nëpër det, pronarët e jahteve shpenzojnë më shumë kohë në ambient të hapur, thithin ajër të pastër që forcon shëndetin dhe të mban në një formë të mirë . Për më tepër, mbajtja e një mjeti uji është një përgjegjësi e madhe. Jahtet kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme. Një pronar nuk mund të presë vetëm të rri duarkryq dhe të pushojë në çdo kohë.
- Anëtarësimi në klube për entuziastët e lundrimit. Ka individë që nuk mund ta imagjinojnë jetën pa det. Çdo pronar i ri i jahteve bëhet anëtar i këtij komuniteti mikpritës. Drejtuesit e jahteve kanë personalitete të ndryshme me një botëkuptim të veçantë mbi jetën.
5.Është një lloj i fortë antistresi . Kur lundrohet në det, problemet I lënë në breg ose i “lajnë në det”. Me mbajtjen e një jahti, mund ta keni këtë liri dhe ta bëni çdo ditë.
Ne me kënaqësi do të ndihmojmë në zgjedhjen e jahtit tuaj. Në fund të fundit, motoja e web faqesë tonë zyrtare është që : “ secili mund të blej një jaht !