Mega jahtet janë unike . Nuk ekzistojnë dy mjete të tilla lundruese të njëjta , sepse secila nga këto është dizejnuar personalisht sipas preferencave të klientit . Këta modele gjithmonë kanë të veçantë : dy forma motorike unike , shpejtësinë , dizajnin ekskluziv , numër të ndryshëm të vendeve për aterim të helikopterëve dhe shumë cilësi të tjera . Ju nuk duhet të befasoheni në qoftë se shikoni një mega jaht në lundrim ose një gjigand shumë kompleksësh mbi ujë.
Secili pronar është pa dyshim krenar për posedimin e një kryevepre të shkëlqyer të ndërtimit të anijeve. Sidoqoftë, nuk është një rast i rrallë, kur një klient i pasur që dikur ishte i dashuruar me anijen e tij, është i shpejtë për t’u ndarë me pasionin e tij të dikurshëm duke preferuar një model më të sofistikuar
Pse i’a vlen të blesh një mega jaht ?
Një mega jaht është simbol i privilegjit dhe prestizhit . Posedimi i një mjeti të tillë nënkupton ndjesinë e komformitetit në çfarëdo situate , të qenurit një klasë të lartë , dhe vlerësimin nga të gjithë ata rreth jush si respekt të veçant për arritjen e jashtëzakonshme .
Megjithatë, një mega jaht nuk është vetëm një shenjë e pasurisë. Është gjithashtu një atribut i shkëlqyer i kalimit luksoz në ujë. Rekreacioni juaj në një mega jaht do të jetë i paharrueshëm. Çdo anije e kësaj klase ofron për pronarin dhe mysafirët argëtime të ndryshme duke përfshirë not në një pishinë dhe ushtrime në një palestër, relaksim në qendër relaksimi dhe pije ekskluzive në një bar dhe, më në fund, ardhjen dhe largimin në çdo kohë me një helikopter privat të vendosur në mënyrë ideale në një helipad të veçantë. Dhe, mendoni ju: anijet e tilla operohen vetëm nga profesionistë. Pra, mund të mbështeteni plotësisht tek ata dhe të gëzoni çdo moment lirie absolute. Kjo ndjenjë pa dyshim ka qenë e pamundur pa bashkëpunim krijues të projektuesve më të mirë në botë, të cilët kanë prodhuar këtë dekorim madhështore të brendshëm dhe të jashtëm duke përdorur materialet më të shtrenjta dhe me cilësi më të lartë.
Asgje nuk mund të krahasohet me një udhëtim në det me një mega jaht! Denjësia e këti mjeti lundrues në det është e mrekullueshme. Por duhet të theksohet para se të mendoni për blerjen e një mega jahti që çmimet e këtyre anijeve në përgjithësi shfaqin një prirje rritëse. Pra, blerja e një mega jahti mund të shihet si një investim i mirë.
“Pak i kushtueshëm” – është fraza që shumë njerëz thonë kur nuk guxojnë të investojnë në një mega jaht. Është e vërtetë, çmimet mund të duken të tepruara, sidomos të shoqëruara me kushtueshmëri të mëdha të mirëmbajtjes. Por a është e drejtë të bëhesh komprrac, sidomos tani që tregu i mega jahteve është në rritje dhe zotërimi i një varke luksoze është shumë më e lehtë se kurrë më parë?
Ku mund të blesh një mega jaht me një çmim të favorshëm?
Përgjigjja është e lehtë: kontaktoni ScanMarine TM (Cofrance SARL). Kjo kompani me të drejtë konsiderohet të jetë lider botëror i shitjeve luksoze të mega-jahteve .
Stafi ynë do të zgjedhë për ju një varkë ose anije motorike unike në çdo vend të globit. A keni nevojë për një risi sezonale apo qëllimi është të bleni një anije oqeanike? Ose, ndoshta, preferoni të kurseni ca para dhe të blini një jaht me çmim të mesëm? Nuk është aspak problem . Stafi ynë do të bëjë një vlerësim të ekspertëve për çdo ofertë në tregun e jahteve dhe t’ju ndihmojë me këshilla të vlefshme . jesa e jashtme e anijes, dimensionet dhe pajisjet, komponentët inxhinierik, regjistrimi, ankorimi, punësimi i ekuipazhit janë vetëm disa nga problemet e shumta që lidhen me zgjedhjen e anijes, trajtimin e formaliteteve dhe operacioneve. Sidoqoftë, këto probleme janë për stafin tonë për të trajtuar, jo për ju. Ajo që duhet të bëni është që të inspektojnë jahtin dhe të vendosni se çfarë vendimi do merrni. Besoni në ScanMarine TM (Cofrance SARL)! Dhe shumë shpejt do të zotëroni mega jahtin që keni ëndërruar për gjithë jetën tënde.