Rritja e numrit të njerëzve ka bërë të mundur edhe përballimin e pushimeve grandioze . Mirëpo përveç eksperiencave nëpër resorte të zakoshnme turistike , shumë pushues preferojnë lundrimet nëpër det me jahte të rehatshme . Më të pasurit kanë blerë jahtat e tyre personale dhe vendosin vet ata se kur dhe ku do të lundrojnë me anijet e tyre luksoze .
Të tjerët vendosin që të marrin një jahtë me qera në vend që të bëjnë shpenzime të majme për blerjen e saj . Dhe kjo mënyrë nuk është një skenar i keq përderisa me të njëjtën arrihet luksi i kërkuar , përderisa ata me një çmim modest mund të kalojnë kohë të mrekullueshme .
SA KUSHTON TË REZERVUARIT E NJË JAHTE ?
Përpara se të përcaktohet çmimi i rezervimit të një jahte, në fillim duhet të përcaktohet se çfarë mbulon dhe përfshin ai rezervim .
ARTIKUJT E KUSHTUESHËM
Vlerësimi i një-pasnjëshëm :
- Çmimet aktuale për rezervimin e një jahte , të vendosura nëpërmjet bisedimeve apo në web faqe mund të gjenden në katalogun tonë . Çmimi përfshin :
- Rezervimin e jahtës
- Asistencën gjatë rezervimit
- Provizion mbi ekuipazhin
- Sigurimin e mjetit ( jahtës ) dhe ekuipazhit
- Taksë ndaj marinës shtetërore në ndonjë rast
Vendosja e çmimit zakonisht varet nga madhësia e mjetit , aktivitetet rekreative që ofron , periudhën sezonale kur bëhet rezervimi dhe vjetërsia e mjetit . Sa më i vogël dhe më i vjetër të jetë mjeti lundrues edhe çmimi për dhënie me qera do të jetë më i ulët . Gjithashtu të rezervuarit jashtë sezoni dhe rezervimet e hershme të sigurojnë një çmim më të ulët . Ekziston një çmim standard për rezervim javor të një jahte dhe për rezervim lundrimi një javor . Për të vendosur për një periudhë më të shkurtër vetëm ndajeni çmimin në gjashtë herë dhe shumëzojeni me numrin e ditëve që dëshironi të rezervoni . Për rezervime më të gjata se një javë ndaje çmimin me shtatë dhe shumëzoje me numrin e ditëve që do të qëndrosh . Çmimi i marrjes me qera për një ditë është i ndryshëm në të dy rastet . Çmimi kryesisht dallohet në numrin e punëtorëve dhe aktiviteteve që do të ndërrmerren për përgatitjen e mjetit . Përgatitjet që realizohen nga anëtarët e ekuipazhit janë të njëjta në të dy rastet. Përveç kësaj gjatë kohës së realizimit paraqiten ndërprerje të detyrueshme .
- Çmimet përfshijnë shpenzimet lidhur me :
– Karburantin
– Sigurimin e udhëtarëve
– Pije alkoolike dhe jo-alkoolike për mysafirët
– Karburant për varkën me vela dhe pajisjet ujore
– Numrin e kanaleve që do të lundrohen
– Dok lundrues privat
– Lavanderinë
– Shpenzimet personale të udhëtarëve
Çmimet llogariten në fund të udhëtimit që nënkupton se ju mund të shtoni 30 % të shpenzimeve plus të çmimit origjinal .
TVSH-ja
Shumica e shteteve anëtare të Unionit Evropian kanë vendosur në legjislativën e tyre taksën mbi transportin . Vlera e taksës varet nga shteti tek i cili realizohet lundrimi dhe numri i velave lundrues të vendosur. Mesatarisht kjo vlerë shkon nga 10 % – 20% e vlerës së taksës së transportit .
LLOJI I EKUIPAZHIT
Një eksperiencë perfekte rekreative varet nga ekuipazhi . Përveç shërbimit të plotë që ofrojnë për udhëtarët , ata kontrollojnë dhe drejtojnë velat . Shërbimi i ekuipazhit gjatë një lundrimi i ngjan akrepave të orës . Prandaj bakshishet janë dicka e zakonshme dhe e pritshme . Në Evropë vlera e bakshishit varionë nga 5-10 % e vlerës së qerasë . Në shtetet e Bashkuara dhe Ishujtë Karibiane vlera është më e lartë dhe pritet të arrijë 10-20% më shumë se vlera e shërbimeve të zakonshme .
KTHIMI NË PORTIN BAZË
Secili nga udhëtarët është i lirë të zgjedh rrugën që do të ndjek me anë të mjetit lundrues . Nëse ndonjëri vendos të zbarkojë në ndonjë port tjetër , shpenzimet për kthim prapa në portin bazë i mbart ai vet .Këto shpenzime nënkuptojnë hargjimet mbi karburantin nga vendi i nisjes deri në destinacionin e duhur , çmimin e dhënies më qera të mjetit duke marrë parasysh sezonin kohor pavarësisht përcaktimit të destinacionit të kthimit i cili mund të jetë porti bazë ose ndonjë destinacion tjetër i zgjedhur .
DEPOZITA ( KAPARI )
Zakonisht ndodhë që ju mos të detyroheni të paguani depozitën . Depozitat janë të rezervuara gjatë rasteve emergjente dhe finalizimit të kontratës .Gjithashtu duhet ta keni parasysh se nëqoftëse bëhet fjalë për një jaht të re , pronarët kanë të vendosur një depozitë të detyrueshme për dëmet e pashmangshme. Vlera e depozitës varion nga 10.000-20.000 Eur , varësisht nga madhësia e jahtës e cila shkon mbi 60 m e gjatë . Këto janë shpenzimet bazë gjatë një rezervimi .
LLOJET E BUXHETIT
Nëse nuk mund të përballoni shpenzime më të larta, atëherë një anije e vogël, 15-20 metra në gjatësi, është një zgjedhje e përshtatshme. Kostoja për marrjen me qera të jahteve të vogla është relativisht e ulët. Në përgjithësi, ajo varionë nga 1,500 deri në 5,000 euro në javë. Meqenëse jahtet e vogla kanë një ekuipazh të vogël midis një ose dy anëtarëve – shpenzimet janë gjithashtu më të vogla duke filluar nga 150-200 euro në ditë. Përveç kësaj, shpenzimet e ushqimit shkojnë ndërmjet 200-300 euro për person. Shpenzimet shtesë mund të jenë plus 50-100 Euro për udhëtar.
LUKSI KUSHTON SHUMË
Mirëpo nëse nuk doni të kufizoni veten tuaj gjatë pushimeve mund të merrni me qera një jaht të madhe. Rezervimi një javor i një jahte 20 m dhe jashtë sezonit kushton 16.000 Euro , kurse në periudhën sezonale dhe një jahtë 60 m kushton 600.000 Euro . Përveç kësaj, vendos edhe shpenzimet shtesë që zakonisht paraqiten dhe kuptohet përqindja e tyre është më e lartë.
Pasi që ne i dimë të gjitha opsionet e çmimeve është koha për të rezervuar një jaht!
ScanMarine TM (Cofrance SARL) është zgjidhja më e mirë. Ky është ndërmjetësi më i madh rus dhe anglez nga Franca që ka një flotë të madhe të jahteve. Ju mund të eksploroni zgjedhjet duke shikuar katalogun tonë. Ekipi ynë do t’ju ndihmojë të zgjidhni dhe vendosni për jahtin më të mirë dhe komoditetin tuaj sipas nivelit të çmimeve në mënyrë që të keni një eksperiencë rekreative fenomenale.